Një ofertë në tenderin për operatorin e tretë celular! Vendimi final pas zgjedhjeve, do të nisë me punë nga fundi i vitit 2026

TË FUNDIT

Edhe pse tre kompani kanë marrë dokumentacionin, vetëm një ka dorëzuar ofertë në tenderin për operatorin e tretë celular. Bëhet fjalë për kompaninë „One Maqedonia Telekomunikacione“, firmë e hungarezes „4iG“ (For aj xhi). Komisioni për zbatimin e tenderit në AKE, gjatë hapjes së ofertave konstatoi se ofertuesi i ka dorëzuar të gjitha dokumentet. Meqë ka vetëm një ofertë, nuk do të ketë ankand publik. Vendimi final do të merret pas zgjedhjeve.

“Duhet të merret parasysh njoftimi i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, pasi që jemi në fazë të zgjedhjeve të shpallura, se në periudhën deri në përfundim të zgjedhjeve, nuk lejohet, aty ndër të gjitha gjërat tjera, është theksuar se nuk lejohet të huazohet kapital shtetëror. Meqë radio-frekuencat janë resurs shtetëror me të cilin menaxhon shteti dhe në këtë rast do të huazohen, vendimi, vendimi final nëse gjithçka është në rregull me dokumentet, do të merret pas përfundimit të zgjedhjeve”, tha Igor Bojaxhiev, kryetar i Komisionit, AKE.

Zëvendëskryeministri Nikolloski theksoi se që kur ka ardhur në funksion flet se në tregun e vendit ka duopol mes dy operatorëve mobil Telekom dhe A1, dhe se duhet konkurrencë e shëndetshme. Ai pret që me hyrjen e operatorit të tretë mobil, të ketë çmime më të ulëta dhe shërbime më cilësore për qytetarët.

“Prisni tani çmime më të ulëta?
-Absolutisht, absolutisht konkurrenca është gjë e shëndetshme dhe duhet të ketë konkurrencë. Unë në një rast thashë, ja do ta përsëris, se nëse do të hyjë apo nuk do të hyjë operator i tretë mobil në këtë shtet, ja po hyn, varet vetëm nga dy operatorët ekzistues. Për fat të keq në këtë vit e diçka nuk bënë asgjë as t’i përmirësojnë shërbimet, as t’i ulin çmimet dhe për këtë arsye ka hapësirë për operatorin e tretë”, tha Nikollovski.

Operatori potencial i tretë mobil në vend, sipas kushteve të tenderit, duhet të nisë me punë në fund të vitit 2026.