“Një litër naftë-67 denarë”, lirohen çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka vendosur që të lirohen çmimet e karburanteve në vend, përcjell TV21. Çmimi i benzinës BS-95 do të lirohet për 2 denarë pas mesnatës dhe do të kushtojë 78 den për litër. Çmimi i benzinës BS-98 do të lirohet për 2 denarë dhe do të kushtojë 80 denarë për litër, ndërkaq çmimi i naftës gjithashtu do të ulet për 2 denarë dhe do të shitet për 67 denarë për litër.

Çmimi i vajit ekstra të lehtë gjithashtu do të ulet për 2 denarë dhe do të shitet për 66 denarë për litër. Ulje ka edhe në çmimin e metanit, i njëjti do të shitet për 67 denarë për litër, nëdrsa gazi për 45 denarë. Çmimi i mazutit ka ulje për 1,5 denarë dhe do të shitet për 39,6 denarë për kilogram./tv21.tv