Array

"Një ligë, një komb…"

Must Read

2 milionë njerëz mund të vdesin, para se të nisë vaksinimi – paralajmëron OBSH

Numri i vdekjeve globale nga Covid-19 mund të arrijë në dy milionë para se të nisë përdorimi...

Shtatë persona janë arrestuar në lidhje me sulmin jashtë ish-zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris

Shtatë persona janë arrestuar në lidhje me një sulm jashtë ish-zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo” në...

​Henderson do mungojë ndaj Arsenalit, pritet të startojë Thiago

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp në konferencë për mediat, ka konfirmuar se në ndeshjen kundër Arsenalit pritet...
- Advertisement -

Agim Binaku

 

- Advertisement -

A duhet ta kenë shqiptarët një ligë të përbashkët futbolli. A duhet që edhe në sport të “Jemi Një”, apo duhet të veprojmë si dy shtete të ndara.

A është primar kombi apo shteti në futboll!!!

- Advertisement -

 

Këto ditë, ma apo pa dashje, me apo pa arsye, me apo pa kohë, nga një medium të Shqipërisë prapë u hodh ideja, sa e vjetër aq e re dhe e përfolur, lidhur me formimin apo krijimin e një lige të përbashkët të futbollit: Shqipëri – Kosovë dhe e një Kombëtareje për të dya palët. Dhe, kështu zhyten secilin, pa marr parasysh të jetë dashamirë, tifozë, sportistë, analistë, ekspertë apo edhe politikan në vorbvullin e analizave, përkitazi me këtë ndërmarrje të (pa) mundshme, e cila sa duket të jetë intersante dhe e realizueshme aq duket të jetë vetëm si një ëndërr! Nuk e di të jetë ndokush kundër kësaj ideje, pa marr parasysh të gjendet andej apo këndej kufirit, sepse fundja sikur ende jetojmë në ëndërr të “prishjes” së kufirit e jo diçka më shumë. Por…

- Advertisement -

Por, a mund të realizohet ky projekt është diçka tjetër. Fushatat janë të ndryshme dhe bëhen për t’i arritur objektivat e vet dhe për ta matur pulsin e opinionit, të organizmave të ndryshëm, duke pasur edhe copëza trysnie ndaj faktorëve relevant. Nëse, kjo ide ka të bëjë me këtë të fundit, për çfarë në njërën apo mënyrën tjetër zhvillohet trysina, në këtë rast ndaj FIFA-s dhe UEFA-s, të cilat nuk e kanë pranuar ende në plotëni Kosovën, më bëhet se është gjëja më domëthënëse e shtjellimit të kësaj ideje. Ndryshe, gjithçka bie në ujë, madje në ujët e turbullt nga i cili nuk do të mund të dilte askush, qoftë edhe ai që merret me këtë ide. Se sa është e mundshme të realizohet ky projekt ekzistojnë dy alternativa: e para që Kosova të pranohet në FIFA dhe në UEFA e pastaj të diskutohet mundësia e shkrirjes në një ligë apo në një kombëtare, për ç’gjë ekziston vetëm liga formale rajonale pa i dhënë përfaqësuesit në ligat evropiane dhe natyrisht duhet të kërkohet leja nga këto dy asociacione, të cilat dikur kishin provuar diçka të ngjashme me Danimarkën, Suedinë dhe Filnadën; dhe e dyta që vetëm me bashkimin kombetar, liga e përbashkët legjitime do të mund të realizohej, kur do të ekzistonte vetëm një federatë! Ja disa shembuj të ngjashëm: në Monako, federata është amatore dhe merret kryesisht me turne e liga rajonale, kurse si vend ka një klub që është i përfshirë në ligën e Francës. San Marino, Lihtenshtajni, Ishujt Faroe kanë reprezentacione, por nuk kanë liga profesioniste, ndaj gjithë veprimtaria e tyre zhvillohet në kuadër të turneve, të ndeshjeve miqësore si dhe të zhvillimit të futbollit nepërmjet shkollave. Me një fjalë nuk kanë klube, për çfarë ndikimi i federatave apo i lidhjeve siç janë të organizuara nuk janë me ndikim as në FIFA e as në UEFA?!!! Në anën tjetër, po qe se rrëmbehemi me sporte të tjera, të cilat kanë krijuar liga rajonale, si basketbolli, hokeji, NBA, e të ngjashme kjo nuk do të mund të bëhej në futboll, sepse decidivisht, qartë dhe shumë thjeshtë FIFA e UEFA e kanë të rregulluar parimin e garave nepër çdo federatë e konferedatë, ku secila ligë nxjerrë përfaqësuesit në ligat nderkombëtare (Liga e kampionëve, liga evropiane e të tjera). Ide të këtillë dikur kishte edhe Qiproja me Greqinë apo edhe Qiproja me Turqinë, por mund të organizoheshin jasht formatit të FIFA-s e UEFA-s, për ç’gjë hoqen dorë. Pra, këto dy asociacione janë të ndërtuara mbi bazën e ligjit të përfshirjes dhe përfaqësimit të gjitha shteteve të botës vetëm nepërmjet garave të rregullta shtetërore apo nacionale, konform rregulloreve të tyre strikte, duke u definuar edhe statusi i secilës federatë me veprimtaritë e tyre jasht dhe brenda kufinjëve. Kjo formë e këtij organizimi funksionon në gjithë globin, pa marr parasysh intencat për krjimin eventual të ligave rajonale (kurrsësi liga ndërshtetërore), sepse atëherë çdo kush do të humbiste legjimitetin e ligave nacionale dhe statusin që e kanë në këto dy shtëpi të para të futbollit borëror, e të cilat subvencionojnë, secilën federatë pa dallim kontinenti e mjedisi, për ta kuptuar më qartë secilin shtet! Ideja “një ligë, një komb dhe një kombëtare…”, ndër të tjera u hodh në çastin e udhëkryqeve nepër të cilat po kalon Kosova, kur ajo është në prag të pranimit dhe të koonsolidimit të përfaqësueses apo kombëtarës së Kosovës, quajeni si të doni!?

Fundja nuk u realizuan shumë projekte të ngjashme siç ishte projekti i shumë përfolur i ligës adriatike, pa marr parasysh se disa shtete (Serbi, Kroaci, Bosnje…) shprehen dëshirën e formimit të kësaj lige, por e kuptuan se përpjekjet e tyre binin ndesh me statutin e FIFA-s e UEFA-s dhe ideja e tyre mbeti e ngujuar në sirtar vetëm si një përpjekje!? Prandaj, “një ligë, një komb” edhe për ne, deri dikur, nuk them kurrë, mbetët tash për tash vetëm si një vullnet i mirë e asgjë më shumë! Por, përse nuk realizohet ideja që në ndeshjet suplementare të takohen, siç ekzistojnë marrëveshjet paraprake, ndërmjet FFSH-së dhe FFK-së, fituesi i titullit dhe i Kupës së dy vendeve, nuk e kam të qartë! Ndoshta, ky do të ishte themeli i ndërtimit të kësaj ideje, ndonjëherë…

 

 

 

- Advertisement -

2 milionë njerëz mund të vdesin, para se të nisë vaksinimi – paralajmëron OBSH

Numri i vdekjeve globale nga Covid-19 mund të arrijë në dy milionë para se të nisë përdorimi i një vaksine efektive, ka...

Shtatë persona janë arrestuar në lidhje me sulmin jashtë ish-zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris

Shtatë persona janë arrestuar në lidhje me një sulm jashtë ish-zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris.

​Henderson do mungojë ndaj Arsenalit, pritet të startojë Thiago

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp në konferencë për mediat, ka konfirmuar se në ndeshjen kundër Arsenalit pritet të mungojë kapiteni i skuadrës...

Sekuestrohen 67 mijë e 850 paund në aeroport

Policia Kufitare e Shqipërisë ka goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi, ku është proceduar penalisht një 63-vjeçar...

Sanksionohen 210 shoferë në Shkup, 81 për shpejtësi të tejkaluar dhe 23 motoçiklistë

Në kuadër të kontrolleve të përforcuara në sferën e komunikacionit në territorin e Qytetit të Shkupit, policia dje shqiptoi gjithsej 210 sanksione,...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -