Një lajm i keq për azilkërkuesit shqiptarë

TË FUNDIT

Një lajm që kaloi pa shumë vëmendje këto ditë lidhej me ata persona që kishin kërkuar azil në Gjermani, të cilëve nuk do u lejohet më të udhëtojnë.

Edhe pse lajmi nuk gjeti shumë jehonë, mësohet se Gjermania po e bën realitet ndalimin e udhëtimit për azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor.

Sipas gazetës Welt, për të penguar fluksin, Gjermania do aplikojë ndalimin e qëndrimit dhe udhëtimet e tjera të këtyre personave.

Lajmin e bën të ditur presidenti i Zyrës Federale për Emigrantët dhe Refugjatët, Manfred Schmidt.

Ai tha se për momentin janë 94 mijë kërkesa për azil nga vendet e Ballkanit, por niveli i pranimit është vetëm 0.1 përqind.

Këta persona rrezikojnë në këtë mënyrë lëvizjen e lirë.