Një këmbësor është lënduar në një aksident në Tetovë

TË FUNDIT

Një grua e moshës 31-vjeçare si këmbësore është lënduar sot në mëngjes rreth orës 5 e 20 minuta në Tetovë pasi atë e ka goditur një automobil. Ajo është dërguar në spitalin klinik të Tetovës ku është mbajtur për observim për shkak të lëndimeve të mara.

“Në rrugën ‘Vidoja Smilevski-Bato’ në Tetovë, një automjet ‘audi A8’ me targa të Tetovës, i drejtuar nga 33-vjeçari D.M. nga Falisha e Tetovës, ka goditur tetovaren 31-vjeçare I.T., e cila pastaj me automjet mjekësor ishte dërguar në spitalin klinik të Tetovës për t’i ofruar ndihmë mjekësore”, informoi zëdhënësi  SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Në vendin e ngjarjes mbikëqyrje ka bërë ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë./MIA