Një javë pas tragjedisë në Tetovë, nesër arrijnë ekspertët gjermanë!

TË FUNDIT

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në edicionin qendror të lajmeve në TV21, kërkoi që hetimet të përfundojnë sa më shpejtë. Mes tjerash Arifi shtoi se spitalet modulare janë ndërtuar me ligj special, dhe komuna e Tetovës nuk ka pasur ingerenca të japë leje për ndërtim.

Kujtojmë që një javë më parë në Spitalin modular në Tetovë, pas shpërthimit të zjarrit jetën e humbën 14 persona.

Pas tragjedisë, në një mbledhje të jashtëzakonshme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut kërkoi ekspertë të huaj për të hetuar rastin, ndërkaq siç bëhet e ditur ekspertët gjermanë do të arrijnë nesër./TV21