Një i vdekur e 398 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit, është raportuar se një 39 vjeçar nga Drenasi ka vdekur si pasojë e Covid-19.

Sipas IKSHPK-së në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.996 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 398 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 66.380 raste nga 285.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.572 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 228 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.169 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.639./21Media