Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka informuar, se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person, i cili ka qenë i prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 14 raste të reja, ndërsa janë shëruar nga Covid-19 edhe 93 persona.
“Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Rahovec 1 rast (71 vjeç).”, ka informuar IKSHPK.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 93 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.467 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.551.
Numri total i rasteve pozitive është 107.258 raste nga 593.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.240 raste të vdekjes./21Media
