Një i punësuar në qendrën mjekësore në SHBA qëllimisht ka shkatërruar rreth 500 doza vaksina

TË FUNDIT

Një i punësuar në Qendrën Mjekësore Aurora në Uiskonsin shkatërroi qëllimisht 500 doza vaksine kundër kovid-19 të prodhuesit “Moderna”, njoftoi kanali televiziv lokal WBAY.

Është raportuar se paraprakisht javën e kaluar një i punësuar në qendrën mjekësore mori 50 pako me vaksina nga frigoriferi dhe nuk i ktheu ato. Pastaj, kompania sqaroi se bëhet fjalë për 57 pako. Më shumë se 500 doza të vaksinës duhej të hidheshin për shkak të ruajtjes joadekuate.

Hetimi ka konfirmuar se i punësuari e bëri atë qëllimisht. Emri dhe arsyeja e veprimit të autorit nuk përmenden, por ai nuk punon më në qendrën mjekësore.