Gropë e madhe u hap sot në mëngjes në një parking në spitalin “Del mare” në Napoli, njoftuan mediat italiane.
Për momentin nuk ka informacione për të lënduar. Është evakuuar reparti për kovid, ndërsa po vijon hetim.
Policia bëri hetim gjë që mund të jetë shkak për krijimin e kësaj grope e cila “gëlltiti” disa automobila.
Gropa është e thellë rreth 12 metra, ndërsa ka dy mijë metra katrorë, shkruan gazeta “Republika”.
Pas incidentit, i cili sot në mëngjes i zgjoi pacientët me zhurmë të madhe, spitali është evakuuar, ndërsa në të ka edhe ndërprerje të ujit. Zjarrfikësit gjenden në vendin e ngjarjes dhe po tentojnë ta sigurojnë humnerën nga përhapja e mëtutjeshme.
