Një fond nga Lindja e Mesme kërkon të blejë Interin, Zhang reflekton

TË FUNDIT

Pavarësisht se bilancet financiare po mbyllen pozitivisht prej dy vitesh, situata ekonomike e pronarit kinez të Interit, Stiven Zhagn vijon të jetë jo e mirë.

Gjithçka lidhet me një kredi të marrë më herët, e cila duhet shlyer brenda majit të 2024-ës, pasi në të kundërt kinezët e Suning rrezikojnë të humbin pronësinë e klubit.

Pikërisht për këtë arsye presidenti Stiven Zhang kishte autorizuar një kompani ndërmjetësuese, për të gjetur një blerës potencial të zikaltërve, që të jetë në gjendje të përmbushë pritshmëritë duke paguar një shifër prej më shumë se një miliardë eurosh.

Dhe duket se blerësi është gjetur, pasi mmediat italiane raportojnë se një fond nga Lindja e Mesme ka treguar gatishmërinë për të kënaqur pretendimet e Suning dhe për të marrë pronësinë e zikaltërve në fillim të vitit të ardhshëm.

Emri i fondit nuk bëhet i ditur për efekt negociatash, teksa në Itali janë të sigurt se Zhang po reflekton. Kjo pasi plani A i presidentit është të rifinancojë borxhin, për të mbajtur klubin edhe një apo dy vite të tjera, me shpresën e të ardhurat shtesë nga formati i ri i Champions League apo Botërori i klubeve, do të mund ta ndihmojnë të dalë nga situata e vështirë ekonomike.