Një ekip i FSK-së nis misionin në Gaza

TË FUNDIT

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka njoftuar se ekipi i FSK-së ka udhëtuar drejt Gazës. Sipas Jasharit, ekipi do të bëjë vlerësimin paraprak si dhe koordinimin e aktiviteteve të dislokimit për kontingjentin e FSK-së.

“Gjatë kësaj vizite, delegacioni ka zhvilluar një sërë takimesh dhe diskutimesh me autoritete nacionale për administrimin e Gazës dhe ekipet përkatëse, si dhe me përfaqësues të Qendrës Koordinuese Civilo-Ushtarake (CMCC), e cila operon nën mbikëqyrjen e Bordit të Paqes, në përputhje me Rezolutën 2803 të OKB-së. Gjatë këtyre takimeve është diskutuar rreth procesit të integrimit të kontingjentit të FSK-së, zhvillimit të operacioneve të përbashkëta, si dhe koordinimit të mbështetjes logjistike”, thuhet mes tjerash në postim.

Më 20 prill, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës Albulena Haxhiu ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në operacion ndërkombëtar paqeruajtës, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Gjithashtu edhe Kuvendi i Kosovës votoi pro dërgimit të FSK-së në Gaza.