Një edukatore dhe 13 fëmijë nga një kopsht i Manastirit në izolim për shkak të një rasti pozitiv

TË FUNDIT

Një kujdestare dhe 13 fëmijë të moshës parashkollorë janë futur në izolim, pasi u konfirmua se edukatorja e grupit është pozitive me koronavirus.

Bëhet fjalë për kopshtin “Koca Vasilleva”. Në këtë kopsht fëmijësh tre javë më parë kishte një rast tjetër të një kujdestareje positive me Covid-19, me çka pesë fëmijë dhe pesë punonjës ishin në izolim.

Kopshti deklaron për portalin se këto dy rastet nuk kanë asnjë lidhje. Kopshti po vazhdon të punojë.