Më shumë se një e treta, ose 35 për qind e britanikëve, me shumë gjasa nuk do të vaksinohen kundër koronavirusit, tregoi anketa e fundit.
Gjithsej 48 për qind te britanikëve janë të brengosur se vaksina nuk është e sigurt, ndërsa 47 për qind e tyre janë të shqetësuar se ajo nuk do të jetë efikase, tregoi hulumtimi i fundit i realizuar nga “Opinium” për gazetën “Observer”.
Më shumë se gjysma ose 55 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se janë të shqetësuar për efektet e padëshiruara të vaksinimit, transmetoi Anadolia.
Megjithatë, vetëm 20 për qind deklaruan se nuk do ta marrin vaksinën kur të jetë e disponueshme edhe nëse qeveria propozon vaksinim.
Kjo është më pak se dy javë më parë, kur në të njëjtën pyetje pozitivisht u prononcuan 24 për qind e të anketuarve.
Se do ta marrin vaksinën kur të jetë e disponueshme edhe nëse qeveria e propozon këtë u deklaruan 68 për qind e të anketuarve, që është vetëm një rritje e vogël nga 67 për qind të para dy javëve.
Ministria britanike e Shëndetësisë publikoi se vaksina nga nesër do të jetë në dispozicion për të gjithë.
Sasia e parë e vaksinave “Fajzer” dhe e “BioNTek” në vend mbërriti të enjten e kaluar, ndërsa javën e ardhshme në Britaninë e Madhe do të jenë në dispozicion rreth 800.000 doza.
Qeveria i porositi dyzet milionë doza të vaksinës, që është mjaftueshëm për njëzet milionë britanike, të cilët do t’i marrin dy doza në periudhë prej 21 ditëve.
Vaksina së pari do t’u jepet të punësuarve dhe shfrytëzuesve të shtëpive për pleq, ndërsa më pas më të moshuarve se tetëdhjetë vjeç, si dhe punëtorëve shëndetësorë dhe social.
