Një çiklist dhe një e moshuar rëndë të lënduar në dy aksidente në Shkup

Must Read

4 të vdekur dhe 48 raste të reja me Covid-19

4 pacientë të prekur me virusin korona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Maqedoninë...

Platforma për barazi gjinore: Aborti është shërbim shëndetësor i domosdoshëm edhe gjatë pandemisë

Platforma e barazisë gjinore kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të miratojë protokolle mjekësore për zbatimin e...

Përfundon intervistimi i Agim Çekut në Speciale

Intervistimi i ish-komandantit të UÇK-së, Agim Çeku, nga Gjykata Speciale ka përfunduar. Këtë e ka konfirmuar për...
- Advertisement -

Një çiklist 24 vjeçar është lënduar rëndë nga goditja me automjet, ndërsa lëndime të rënda trupore ka marrë edhe një tetëdhjetë vjeçare. Fatkeqësitë kanë ndodhur në dy aksidente dje në Shkup, informon në buletinin e saj të rregullt, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Siç ka bërë të ditur MPB, në mesnatë është njoftuar se në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” me lëndime të marra nga aksidenti është sjell B.P (24) nga Shkupi. B.P mbrëmë rreth orës 22:15 derisa me biçikletë ka lëvizur në lagjen Ilinden është goditur nga një automjet i drejtuar deri tani person i panjohur i cili pas fatkeqësisë e ka lëshuar vendin e ngjarjes.

- Advertisement -

Sipas MPB-së, dje në orën 11:15 është njoftuar se në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” nga lëndimet e pësuara në aksident është sjell A.C (80) nga Shkupi. Të njëjtën ditë rreth orës 10:45 në udhëkrqyein e rrugës “Kemal Sejfulla”, “Vukovarska” dhe “Emin Duraku” gruaja është goditur nga një automjet i drejtuar nga deri tani person i panjohur i cili pas aksidentit ka braktisur vendin e ngjarjes.

Te të lënduarit janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Është bërë mbikëqyrje në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup dhe ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. 

- Advertisement -

4 të vdekur dhe 48 raste të reja me Covid-19

4 pacientë të prekur me virusin korona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë...

Platforma për barazi gjinore: Aborti është shërbim shëndetësor i domosdoshëm edhe gjatë pandemisë

Platforma e barazisë gjinore kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të miratojë protokolle mjekësore për zbatimin e abortit mediamentoz, për të siguruar...

Përfundon intervistimi i Agim Çekut në Speciale

Intervistimi i ish-komandantit të UÇK-së, Agim Çeku, nga Gjykata Speciale ka përfunduar. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv avokati i tij,...

Sri Lanka ka kthyer kontejnerë me mbeturina të palejueshme në Britani

Sri Lanka i ka kthyer kontejnerët me mbeturina në Britaninë e Madhe, për të cilët Qeveria kumtoi se janë dërguar në kundërshtim...

Bullgari: Vetëm katër nga 1000 paralele janë në karantinë apo 0,01% nxënës të infektuar

Katër nga 1000 paralele në Bullgari janë vendosur në karantinë nga fillimi i vitit shkollor, me ç’rast janë infektuar 0,01 për qind...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -