Pesëdhjetë e tetë vjeçari B.K nga Radovishi dje paradite e ka humbur jetën në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën lokale Strumicë-fshati Prosenikovë, informojnë nga SPB Strumicë.
Sipas policisë, automjeti “Audi A4” me targa të Radovishit, e drejtuar nga i ndjeri, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Në vendin e fatkeqësisë është thirrur edhe ekipi i Ndihmës së shpejtë mjekësore nga Strumica, ndërsa mjeku ka konstatuar se ai ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Ekspertizë ka kryer ekipi i SPB Strumicë dhe prokurori publik.
