Një anije u përmbys, mbi 30 persona humbën jetën

TË FUNDIT

Më shumë se 30 persona e humbën jetën gjatë natës kur një anije u përmbys në liqenin Albert, derisa përpiqeshin të ktheheshin nga Uganda për në Kongo, kumtuan autoritetet lokale.

“Një varkë prej druri u përmbys afër qytetit Kollokoto dhe deri tani kemi gjetur 33 trupa të pajetë dhe shtatë të mbijetuar”, deklaroi Vitall Adubanga, një zyrtar lokal në Vongongo, në provincën Ituri, duke shpjeguar se fryma e fuqishme kishte shkaktuar këtë tragjedi.

Ai theksoi se rregulloret që ndalojnë lundrimin përgjatë natës duhet të respektohen dhe se shumica e viktimave ishin përpjekur të ktheheshin ilegalisht në Kongo për të shmangur ndalimin për shkak të koronavirusit.

Komunikacioni mes Kongos dhe Ugandës është ndërprerë zyrtarisht si pjesë e masave të marra nga të dy vendet për të luftuar kundër Kovid-19.