Një 34-vjeçar, viktima më e re nga Covid-19

TË FUNDIT

Një 34-vjeçar, është personi më i ri në moshë që ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Krahas tij, në Shkup kanë ndërruar jetë edhe 11 persona të tjerë, të moshës 45,59,62,65,72,73,75, 78,79,80 dhe 84-vjeçare.

Mes 33 viktimave që janë regjistruar në 24 orët e fundit në tërë territorin e vendit, nga dy viktima janë regjistruar në Prilep, në Kumanovë, në Tetovë, në Veles, në Ohër në Kërçovë dhe në Vinicë.

Nga një viktimë është regjistruar në Kavadar, në Manastir, në Strumicë, në Negotinë, në Kriva Pallankë, në Vallandovë dhe në Krushevë.

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, të gjithë pacientët jetën e kanë humbur në kushte spitalore.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1.272 raste të reja me Covid-19 dhe janë shëruar 868 pacientë./TV21