Një 22-vjeçare vdes nga Covid-19 në Kosovë

TË FUNDIT

Një 22-vjeçare nga Gjilani sot ka vdekur si pasojë e Covid-19.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismaili.

Sipas Ismailit, viktima ka qenë e hospitalizuar në QKUK ku edhe ka humbur betejen me Covid-19.

“22 vjeçarjaqë  e ka humbur betejen me COVID 19, është nga Gjilani por ka qenë e hospitalizuar në QKUK dhe atje ka vdekur”, ka thënë Ismaili.

Vetëm gjatë 24 orët e fundit janë humbur jetën 28 persona nga Covid-19 në Kosovë./21Media