Një 20-vjeçare ndërroi jetë nga Covid-19

TË FUNDIT

Një 20-vjeçare nga Gjakova ka vdekur sot në mëngjes në QKUK si pasojë e COVID-19.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar doktoresha e Mjekimit Intensiv në QKUK, Agreta Gecaj-Gashi..

Gecaj-Gashi ka thënë se pacientja kishte edhe sëmundje përcjellëse por, jo diçka serioze.

Numri i të vdekurve dhe raste pozitive me COVID-19 në Kosovë është shtuar dukshëm javëve të fundit.

Aktualisht numri i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është mbi 25,000./21Media