Array

Nisma: Bisedimet përfunduan me bosnjëzimin e Kosovës

Must Read

Dauti: Shporta konsumatore është rreth 32 mijë denarë, kurse rroga mesatare 27 mijë!

“Në qoftë se ne tani themi që kemi pasur rritje të pagës mesatare ne duhet ta pranojmë...

Bekteshi: Janë ndarë 1 miliard euro ndihmë për qytetarët

“Raportet financiare të cilat përgatiten nga institucione me renome ndërkombëtare tregojnë se Maqedonia e Veriut në fund...

Çdo i sapolindur në Maqedoni, lind me 3 mijë euro borxh publik që ka shteti – thotë Ilire Dauti në Click Plus

Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se çdo i sapolindur,...
- Advertisement -

Partia që udhëheqin Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, po vlerësojnë se me nënshkrimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe po bëhet bosnjëzimi i Kosovës.

Nisma, përmes një komunikate për media thotë se bisedimet qysh në fillim ishin mashtrim i madh dhe se gjoja këto bisedime janë vetëm teknike.

- Advertisement -

“Marrëveshja për Bashkësinë e Komunave Serbe e arritur mbrëmë nga Mustafa dhe Vuçiqi në Bruksel përfundimisht krijoi një entitet politiko-juridik dhe territorial brenda Republikës së Kosovës. Bashkësia e Komunave Serbe, ashtu siç e parasheh kjo marrëveshje do të funksionojë në mënyrë tërësisht të pavarur dhe do të jetë një organizëm i cili do të sfidojë institucionet qendrore të Kosovës”, vlerëson Nisma.

Përmes Bashkësisë së Komunave Serbe, në komunikatën e Nismës thuhet se Serbia në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ushtroj sovranitetin në territorin e komunave që do të jenë pjesë e saj.

- Advertisement -

Me këtë marrëveshje Nisma thotë se delegacioni i Kosovës përfundimisht legalizoi ndarjen e vendit mbi baza etnike.

“Struktura e organizimit të bashkësisë do të ketë të gjitha elementet e një njësie federale: Kuvend, Këshill, President, administratë, pasuri të luajtshme e të pa luajtshme. Pra, Bashkësia do të ketë fuqinë e plotë për të marr vendime për këtë pjesë të territorit të Kosovës. Kompetencat që do të ushtroj Bashkësia dëshmojnë se në Bruksel delegacioni i Kosovës ka pranuar dhe legalizuar themelet e një shteti brenda shtetit të Kosovës”, thuhet në këtë komunikatë.

- Advertisement -

Marrëveshjet e arritura më parë siç janë ato për policinë, gjyqësinë, doganat, tatimet dhe këto të fundit për telekomunikacionin dhe energjetikën, Nisma thotë se e kompletojnë tërësinë e kompetencave ekzekutive dhe administrimin e tyre nga autoritetet e Bashkësisë serbe.

NISMA për Kosovën, konsideron se me këtë marrëveshje, Kosova nuk është më një shtet unik dhe i pa ndarë siç e parasheh kushtetuta por një shtet i ndarë në ba za etnike dhe me prerogativa të rregullimit federativ.

“Delegacioni i Kosovës përmes kësaj marrëveshjeje i kanë dhënë goditje të rëndë rendit kushtetues të Republikës”, thotë Nisma.
“Marrëveshja për bashkësinë dhe ajo për shënimin e kufirit me malin e Zi, të arritura brenda një harku kohor prej disa ditësh, tregojnë më së miri se vendi po udhëhiqet nga një qeveri e cila jo vetëm që nuk është duke mbrojtur interesat e vendit, por përmes këtyre marrëveshjeve po e dëmton rëndë të ardhmen e tij”, thuhet më tutje në komunikatën e Nismës.

Po ashtu Nisma vlerëson se këto marrëveshje do të kenë pasoja të mëdha për të ardhmen e vendit, ndërsa sipas Nismës përgjegjësinë do ta mbajnë ata që e sollën vendin në këtë gjendje.

- Advertisement -

Dauti: Shporta konsumatore është rreth 32 mijë denarë, kurse rroga mesatare 27 mijë!

“Në qoftë se ne tani themi që kemi pasur rritje të pagës mesatare ne duhet ta pranojmë që kemi pasur rritje të...

Bekteshi: Janë ndarë 1 miliard euro ndihmë për qytetarët

“Raportet financiare të cilat përgatiten nga institucione me renome ndërkombëtare tregojnë se Maqedonia e Veriut në fund të vitit do të tejkalojë...

Çdo i sapolindur në Maqedoni, lind me 3 mijë euro borxh publik që ka shteti – thotë Ilire Dauti në Click Plus

Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se çdo i sapolindur, lind me 3 mijë euro...

Bekteshi në Click Plus tregon se sa persona kanë mbetur pa punë për shkak të pandemisë!

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi bën të ditur se nga periudha 15 mars deri në përfundim të gushtit janë larguar nga 12.500...

Ilire Dauti nga ASH: Kjo Qeveri në kushte normale e kishte të vështirë të përballet me probleme ekonomike

Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët, në emisionin Click Plus në TV21, tha Qeveria e re por e vjetër në përmbajtje në...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -