Në deklaratën e Shoqatës Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës thuhet ndër të tjera se emrat e sportistëve nuk do të publikohen derisa të përfundojnë hetimet.
Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës (IAAF) ka njoftuar se ka nisur një hetim disiplinor ndaj 28 atletëve pjesëmarrës në garat e vitit 2005 dhe 2007, të Kampionatit Botëror në Atletikë, pas dyshimeve për doping. Hetimi ka nisur pas rezultateve kompromentuese të zbuluara pas ribërjes së analizave të dyta, raporton Anadolu Agency (AA).
IAAF pretendon se mostrat e urinës të sportistëve që janë tashmë nën hetim, të cilët morën pjesë në kampionatet Helsinki 2005 dhe Osaka 2007, janë shqyrtuar përsëri, ku janë zbuluar 32 gjetje negative.
Është raportuar se shumica e këtyre sportistëve që janë në hetim janë në pension dhe disa prej tyre kanë marrë ndëshkim për doping. Sipas deklaratës nga IAAF asnjë nga atletët nën hetim nuk do të jetë në gjendje për të konkurruar në Kampionatin Botëror 2015, që pritet të fillojë në Pekin më 22 gusht.
Në deklaratën e Shoqatës Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës thuhet ndër të tjera se emrat e sportistëve nuk do të publikohen derisa të përfundojnë hetimet.
