Përderisa e diela është ditë jopune për shumicën, dikush ka nisur të vendos gardhin para ndërtesës së Qeverisë.
I lyer dhe i rifreskuar, pas 7 vitesh po kthehet në vendin e vjetër.
Sa i përket gardhit të vjetër që është përdorur deri më tani, Qeveria ka thënë se ai ishte joadekuat dhe jofunksional.
Në një prononcim për TV21, Tomovski thotë se dera do të mbetet e hapur për hyrje në oborrin e Qeverisë si dhe në monumentin e Çlirimtarëve të Shkupit, i cili pas vendosjes së gardhit në kohën e Gruevskit ishte i paarritshëm dhe i izoluar.
Gardhi u vendos në vitin 2015 kur ndërtesa u bë me fasadë barok dhe kushtoi rreth 700,000 euro. Në vitin 2017, kur LSDM erdhi në pushtet dhe Zoran Zaev u bë kryeministër, gardhi u hoq, që qeveria siç thanë ata, të ishte e hapur për qytetarët. Gardhi u hoq në shkurt të 2019-ës, por vetëm pjesa metalike ndërsa shtyllat mbetën, pasi kushtonte shumë shtrenjtë për t’i hequr. Qeveria e Zaevit atëherë pretendoi se nga gardhi do të bëheshin stola dhe tenda, por kjo nuk ndodhi.
