Do të fillojë sot ngjarja më e madhe sportive në botë, Kampionati Botëror i Futbollit.
32 kombëtare do të luftojnë përballë njëra tjetrës për titullin kampion.Eventi sportiv do të zhvillohet në Katar dhe për herë të parë nis në dimër.
Gjithçka do të nisë sot në orën 17:00 në stadiumin “Al Bayt”, aty ku do të ballafaqohen Katari me Ekuadorin.
Kampionati Botëror i Futbollit përfundon në 18 dhjetor.
