Nis sistemi i ri operativ për kompjuterat kuantikë

TË FUNDIT

“Origin Quantum”, një kompani në Hefei, kryeqendra e provincës lindore kineze Anhui, nisi një sistem operativ për kompjuterat kuantikë. Sipas Guo Guangcan, një anëtar i Akademisë Kineze të Shkencave, sistemi do të përmirësojë shumë efikasitetin operacional të kompjuterave kuantikë në provë, shkruan “Xinhua”.

Sistemi operativ, sipas ndërmarrjes zhvilluese, ka bërë të mundur një seri zbulimesh të reja në ekzekutimin paralel të veprimtarive të llogaritjes kuantike, në kalibrimin automatik të qarqeve elektronike kuantike dhe në menaxhimin sistematik të burimeve kuantike. “Duke krahasuar çipin kuantik me zemrën e një njeriu, sistemi operativ është ekuivalent me trurin ndërsa softueri i aplikimit kuantik luan rolin e mishit dhe gjakut”, -shpjegoi eksperti.

Një sistem i mirë operativ, shtoi Guo, mund të bëjë që kompjuterët kuantikë të funksionojnë në mënyrë më efikase dhe të qëndrueshme.

Kompania njoftoi se sistemi do të vendoset në një platformë re kompjuterike kuantike për të ofruar një përvojë të re për përdoruesit në të gjithë botën.