Ka nisur seanca në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku pritet të shpallet aktgjykimi në rastin ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Seanca ka nisur sot, më 16 shtator, ndërsa vendimi pritet të përcaktojë epilogun e procesit gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Në Prishtinë, ndërkohë, qindra qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta janë mbledhur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa në qendër të kryeqytetit janë vendosur edhe kordonë sigurie pranë institucioneve.
