Nis ndërtimi i spitalit mobil në Tetovë, do të ketë 35 shtretër, dhomë urgjence dhe laborator

TË FUNDIT

Në Tetovë ka filluar të ndërtohet spitali i lëvizshëm për të infektuarit me Covid-19. Parashihet të ketë 35 shterët, dhomë urgjence si dhe laborator me pasjet e nevojshme që duhet të ketë një qendër Covid.

 “Do të jetë një objekt i cili do të ketë 530 metër katrorë  do të ketë shtretër për 35 pacientë  do të ketë laboratorë  do të ketë pjesë intensive dhe hospitalore për pacientët  e cila do të ndërtohet për një kohë të shkurtë.” – deklaroi Gëzim Nuredini, Koordinator për Covid-Qendrën në Tetovë.

Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të infektuarve me Covid 19 në Tetovë është duke rënë. Për momentin të hospitalizuar janë 33 të infektuar, dy prej të cilëve janë në gjendje me kritike.

 “Kemi një zvogëlim të numrit të pacientëve për fat të keq kemi pas edhe katër raste të vdekjeve  edhe ajo parashihej pasi që një numri i madh i pacientëve që i kemi të hospitalizuar  që janë raste të rënda kanë ndërruar jetë por  numri më i madh i pacientëve po stabilizohen   ka edhe pacient që duhet të rehabilitohen në qendrat për rehabilitim pasi të dalin nga qendrat për Covid, ndërsa sa i përket pacientëve që janë të hospitalizuar me Covid janë 33 .” – deklaroi Gëzim Nuredini, Koordinator për Covid-Qendrën në Tetovë.

Javën që lam pas në Tetovë jetë  kanë ndërruar katër pacientë të prekur me virusin korona. Nuredini thotë se ardhja e mërgimtarëve mund të sjell një valë të re të të infektuarve, andaj apelon që të respektohen të gjitha masat e nevojshme  dhe sa më shumë të shmangen vizitat familjare!