Shpat Deda, Agnes dhe DJ Versus sonte performuan në netët e Anibarit – Festivalit të Animacionit i cili nis kësisoj edicionin e sivjetmë në qytetin e Pejës
Sipas organizatorëve këtë vit interesimi ishte shumë më i madh për pjesëmarrje në festival në krahasim me vitet e kaluara ku numri i aplikimeve ishte rreth 800, ndërsa këtë vit ka një rritje dyfish më të madhe, nga 1800 filma që aplikuan nga shtete të ndryshme të botës në Pejë do të shfaqen 170 prej tyre.
Mindbend, Megan dhe BimBimma, G-Fighter & DJ Bujaka vijnë me datë 21 gusht, të premtën, ndërsa në vikend vjen Nani Killa, Neritaan Selector, Threesome, Tab b2b Dreamz (Angry Youth), Sapton dhe Florent Abrashi & Funky Guru.
Netëve të fundit në festival vjen Jehonë, Deniz Pupus, Milot B, Florent V, Indigos e të tjerë.
