Nikollovski shkon në Londër! Për fillim do të kërkohen rreth 2.2 miliardë euro për projekte

TË FUNDIT

Të enjten zv.kryeministri Aleksandar Nikollovski do të nënshkruaj marrëveshjen me autoritetet britanike, me të cilën vendi do të ketë në dispozicion 6 miliardë euro për projekte investuese. Për fillim, do të shpenzohen mbi dy miliardë euro.

“Ndërtimi i hekurudhës nga Tabanoci deri në Gjevgjeli pritet të kushtojë diku rreth 1 miliard e 900 milionë deri në 2 miliardë euro, ndërsa ndërtimi i Spitalit Klinik në Shtip, Fakultetit të Mjekësisë në Shtip si dhe konviktit studentor në Shtip, rikonstruksioni i plotë i Spitalit Klinik në Tetovë dhe ndërtimi i një spitali të ri me Qendër të re Shëndetësore në Kërçovë… do të thotë, këto janë pesë projekte, dhe duhet të kushtojnë rreth 200 milionë euro” tha Aleksandar Nikollovski.

Nikolloski nuk shpalosi detaje për normën e interesit, por foli për periudhën grejs. Paratë do të fillojmë t’i kthejmë kur të përfundojnë projektet.

“Nëse na duhen pesë vjet për ta përfunduar projektin dhe periudha grejs të jetë pesë vjet, që do të thotë… kur projekti të vihet në funksion, ai projekt do të fillojë të sjellë të ardhura ose në sektorin e shëndetësisë përfitime dhe kujdes shëndetësor më të mirë… atëherë të fillojmë të paguajmë këstet”, tha Nikollovski

Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski iu përgjigj kritikave të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, i cili e tha se ky është hap i dyshimtë ekonomik dhe antieuropian nga aspekti politik

“Më së shumti më habiti kur dje komenti nga atje ishte se po marrim borxh për investime kapitale”, deklaroi Mickoski.

Ndryshe, Nikolloski do të udhëtojë për në Londër së bashku me zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti dhe ministren e Arsimit, Vesna Janevska. Ai e vlerësoi ditën si historike dhe theksoi se bëhet fjalë për mjete që nuk mund të sigurohen nga asnjë institucion financiar. Sipas Nikolloskit, Mbretëria e Bashkuar është një aleat kyç perëndimor dhe nuk bëhet fjalë për para ruse apo kineze.