Gjatë 30 viteve të kaluara ishin aktuale dhe funksionarë të kaluar të cilët thonin se është e nevojshme një marrëveshje për konfiskim të pronës, por më vjen mirë që ne jemi gjeneratë e re e politikanëve pa asnjë njollë dhe dilemë dhe jemi pjesë e zgjidhjes së re ligjore, deklaroi në TV21 zëvendëskryeministri për luftim të korrupsionit, Ljupço Nikollovski.
“Për herë të parë pas vitit 1974 përpilojmë kornizë ligjore, të ketë ligj për burimin e pasurisë që askush të mos pasurohet nën kurrizin e qytetarëve dhe i i çlirojmë të gjitha dobësitë e institucioneve gjatë konfiskimit dhe ndarjes së pronës së arrirë në mënyrë të paligjshme. Deri tani kemi parë se procedurat juridike për fat të keq janë të pasuksesshme. Antikorrupsioni për shembull deri tani nuk ka asnjë procedurë në të cilën është konfiskuar ndonjë pronë e arritur në mënyrë të paligjshme”, tha Nikollovski.
Ky ligj do të vlerë për të gjithë qytetarët dhe ish funksionarët. Më saktë të gjithë që kanë pronë dhe para në vlerë mbi 30.000 euro dhe nuk kanë dëshmi për burimin e tij.
Kjo sipas tij do t’i demotivojë qytetarët që në emrin e tyre të shkruhet pasuria e tjetër kujt.
