Nikollovski në “ClickPlus”: Do të ndërtohen dy qendra moderne distribuimi, Shkup dhe Strumicë

TË FUNDIT


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave Ljupço Nikolovski sonte ekskluzivisht në emisionin “Click Plus” në TV21 njoftoi se do të ndërtohen dy qendra moderne distribuimi, në Shkup dhe Strumicë.

Ai tregoi se qysh nesër në mëngjes, Ministria dhe Banka Botërore do të shpallin tenderin ndërkombëtar për përzgjedhjen e një kompanie konsulente që do të projektojë dhe mbikëqyrë ndërtimin e dy qendrave moderne të shpërndarjes.

“Ne i kemi kryer të gjitha procedurat, ky projekt kap vlerën e 54 milionë eurove me ligj të miratuar në Kuvend në vitin 2019. “Për herë të parë këtu janë procedurat për projektim dhe mbikëqyrje, e më pas edhe për ndërtim”, thotë Nikollovski.