Nikolloski: Negociatat me BE-në nuk kanë filluar për shkak të korrupsionit dhe mungesës së sundimit të ligjit

TË FUNDIT

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi se negociatat me Bashkimin Evropian nuk kanë filluar për shkak të korrupsionit dhe mungesës së sundimit të ligjit.

“Ndihem krenar që ia dolëm të pengojmë planin për miratimin e ndryshimeve kushtetuese me diktatin bullgar, sepse nuk pranuam që gjuha maqedonase të jetë dialekt i bullgarishtes dhe jam krenar që i ekspozuam këta banditë në pushtet, për arsyen e thjeshtë se është e qartë pse nuk janë nisur negociatat, nuk është Bullgaria, as ndryshimet kushtetuese, por problemi me shtetin ligjor. Dy ditët e fundit janë prova më e mirë. KE ka paraqitur 40 rekomandime për reforma në sistemin gjyqësor”, tha Nikoloski.