Në asamblenë e rregullt vjetore të Odës së shoqatave për punë gjeodezike, delegatët e zgjodhën Nikolla Ribaroskin për kryetar të kësaj Ode.
Siç theksohet në kumtesën e Odës, pas zgjedhjeve ai theksoi se do t’i përfaqësonte interesat e përbashkëta të anëtarëve të Odës, institucioneve në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar, do ta ruajë reputacionin, nderin dhe të drejtat e anëtarëve dhe të punësuarit të gjeodetëve të autorizuar dhe do të kujdeset që veprimtarinë ta kryejnë në përputhje me Ligjin amë.
Ribaroski është inxhinier i diplomuar në gjeodezike dhe magjistër në shkencat teknike nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Shkup. Ai ka përvojë shumëvjeçare në sektor dhe në mandatin e kaluar ishte anëtar i Bordit drejtues të Odës. Ribaroski veproi me përpjekje të forta dhe të vazhdueshme për të përmirësuar kushtet e punës për shoqatat gjeodete, por edhe për të rritur fuqitë publike për gjeodetët që janë të domosdoshme për liberalizimin e tregut dhe rritjen ekonomike të sektorit.
