Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro shprehu gatishmëri për dialog me presidentin amerikan Donald Tramp nëse bazohet në respektimin e ndërsjellë. Këtë e deklaroi Maduro mbrëmë për agjencinë shtetërore venezueliane të lajmeve.
“Nëse është e nevojshme unë jam i gatshëm të bëjë bisedë me Donald Trampin në bazë të respektimit të ndërsjellë”, deklaroi Maduro në intervistën që e transmetoi agjencia shtetërore.
Të dielën, portali i lajmeve “Aksios” publikoi një deklaratë të Trampit në të cilën thuhet se është i gatshëm të takohet me Maduron. Më vonë Trampi në Tuiter publikoi se është i gatshëm për një kontakt të tillë por vetëm të bisedojë për braktisjen e qetë të pushtetit.
