Ngritja e çmimeve! Protesta në Tiranë, bllokohet qarkullimi i mjeteve

TË FUNDIT

Sot është dita e dytë që qytetarët protestojnë para kryeministrisë për rritjen e çmimit të naftës. Dhjetëra protestues janë mbledhur për të kërkuar që të hiqet taksa e naftës në mënyrë që të ulen çmimet e produkteve të tjera.

Njësoj si ditën e djeshme, ata kanë dalë në rrugë për të bllokuar qarkullimin e mjeteve, të cilëve i kërkojnë që të fikin makinat në shenjë proteste. Protestuesit janë ulur në kryqëzim ndërsa i janë bashkuar dhe disa shoferë mjetesh.