Nga miratimi i Vendimit të parë – për kufizim të marzhës prej pesë deri dhjetë për qind deri më tani janë realizuar mbi 1 800 mbikëqyrje dhe janë shqiptuar mbi 20 dënime në vlerë prej 2,5 milionë denarëve, kumtoi drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut, Goran Trajkovski.
Siç tha Trajkovski sot në konferencë për shtyp, ISHT vepron në mënyrë joselektive rreth të gjitha vendimeve qeveritare.
“Edhe më tej do të punojmë me kapacitet të plotë dhe të gjithë inspektorët do të jenë në terren, kjo do të jetë ashtu derisa unë të jem drejtor i Inspektoratit. Secili që ka shkelur vendim apo ligj do të sanksionohet, ndërsa dënimet janë të larta, prej 800-10 000 euro, varësisht nga madhësia e subjekteve”, theksoi Trajkovski.
