Ngjitje në mal, siç u ngjitëm në NATO! Asgjë nuk është e pamundur nëse je i vendosur drejt qëllimit

Must Read

Gjukanoviq: Pas zgjedhjeve, të gjithë kanë arsye të jenë të kënaqur

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq deklaroi sot se prania e misionit vëzhgues të Rrjetit evropian...

Lëvizja Besa ndahet nga LSDM-ja, në Kuvend do të veprojnë si të pavarur

https://youtu.be/8m3tMxhkddM Në një muaj e gjysmë pas konstituimit të Kuvendit dhe një...

Dislokimi i bastoreve, LSDM-VMRO-DPMNE heshtin se a do të votojnë Ligjin!?

https://youtu.be/s2RVx-uQ_xw Një ndër pikat për formimin e koalicionit qeveritar ishte edhe ligji...
- Advertisement -

Me veshje sportive dhe të gatshëm për një sfidë të vogël, ambasadorë në vendin tonë, përfaqësues të qeverisë e të NATO-s, u takuan në Mavrovë. Do të ngjisnin Bistricën për nder të 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së shtetit.

Nikoqire e tyre ishte ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila u bëri thirrje të mos dorëzohen.

- Advertisement -

“Nuk ia kam idenë se si do të vazhdojë rruga. Pjesa e parë është e vështirë por besoj se pjesa tjetër është më e relaksuar, andaj mos u dorëzoni!”, tha Shekerinska.

Ngjitja filloi, e me ndihmën edhe të orientuesve profesionistë. Për rreth një orë arritën në vendin e quajtur Çafkarnik.

- Advertisement -

Pamja që të ofronte ky lokacion ishte magjepsës. Përballë dukeshin Liqeni i Mavrovës, Mali i Sharrit dhe Maja e Korabit.

“Ture të këtilla malore për nder të ditës së pavarësisë tashmë po shndërrohen në traditë, por ngjitja në Bistricë këtë vit përkon me një gjë të rëndësishme”.

- Advertisement -

Ky është viti i parë që Maqedonia e Veriut e feston Ditën e Pavarësisë si anëtare e NATOs, andaj motoja e sivjetme është “Ne jemi NATO”.

Këtu shkurt u njohën me historinë e Parkut Nacional të Mavrovës dhe prodhimin e djathit, gjë për të cilën karakterizohet kjo anë.

Për dallim nga vitet e tjera, kësaj radhe ngjitja ishte më e vështirë, tha Ministrja e Mbrojtjes, e kjo sepse edhe ambicjet e Maqedonisë së Veiut tashmë janë më të mëdha.

“Kështu edhe me anëtarësimin tonë në NATO. Arritëm ta realizojmë qëllimin tonë 30 vjeçar, por nuk ndalojmë këtu! Duam të sigurojmë ushtri më të mirë, më efikase, më mirë të paguar, të pajisur më mirë, megjithatë kjo nuk është ushtri që ekziston vetëm për vete por ushtri që i ndihmon vendit të vet dhe ndihmon qyetarët; dhe ushtri e cila si pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarako-politike, do të mund ta garantojë sigurinë, e me këtë edhe zhvillimin”, deklaroi Shekerinska.

Shekerinska paralajmëron se me sistematizimin e ri do të ulet numri i posteve në armatë, por siguroi se të gjithë ushtarët, oficerë e nënoficerë do të mbeten në vendet e tyre.

Ambasadoret e dy vendeve aleate, ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kejt Meri Bërns dhe e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçëll Gallouej siguruan për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejshëm.

“Kisha mundësinë të marr pjesë në ngjitje edhe herën e kaluar por kjo është hera e parë që po marr pjesë tashmë kur Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s dhe sinqerisht mund të them “Ne jemi NATO”, jemi një komunitet dhe po ia dalim bashkë siç kemi bërë në këtë vit të vështirë me të gjitha sfidat që kishim si familje e NATO-s”, tha Kejt Meri Bërns, ambasadore e SHBA-ve në Shkup.

“Jam e lumtur që jam këtu, me aleatin e 30-të të NATO-s, duke eksploruar bukuritë që ky vend ofron. Ka qenë vit i vështirë ky dhe ne duket të festojmë gjërat për të cilat mund të festojmë, kështu festojmë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, festojmë faktin se këtë verë kishit munsinë të eksploroni vendin. Ne ishim këtu për kampim para dy javësh dhe është bukur të rikthehesh këtu dhe presim për të gjitha bashkëpunimet që do të kemi së bashku dhe punët që do të bëjmë bashkë vitin që vjen”, deklaroi Rejçëll Gallouej, ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar në Shkup.

Simbolika e këtyre ngjitjeve në mal është se asgjë nuk është e paarritshme, asgjë nuk është e lartë, nëse nisesh i përgatitur dhe i vendosur për arritjen e qëllimit, siç bëri Maqedonia e Veriut me anëtarësimin në NATO!

- Advertisement -

Gjukanoviq: Pas zgjedhjeve, të gjithë kanë arsye të jenë të kënaqur

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq deklaroi sot se prania e misionit vëzhgues të Rrjetit evropian të organizatave për monitorimin e...

Lëvizja Besa ndahet nga LSDM-ja, në Kuvend do të veprojnë si të pavarur

https://youtu.be/8m3tMxhkddM Në një muaj e gjysmë pas konstituimit të Kuvendit dhe një javë pasi u formuan grupet...

Dislokimi i bastoreve, LSDM-VMRO-DPMNE heshtin se a do të votojnë Ligjin!?

https://youtu.be/s2RVx-uQ_xw Një ndër pikat për formimin e koalicionit qeveritar ishte edhe ligji për dislokimin e lojërave të...

Vendimi i cili i ndau funksionarët, nuk ka lëshime – subvencione për punësim në bazë etnike do të ketë

https://youtu.be/pxetLAwcJCw Subvencione shtetërore për punësime në bazë të përkatësisë etnike do të ketë edhe në sektorin privat...

Vjedhet kufoma nga reparti infektiv në Strumicë, më pas kthehet krevati bosh i spitalit

https://youtu.be/J6gBfWJrSWc Ka ndërruar jetë në Klinikën infektive në Strumicë, e më pas kufomën së bashku me krevatin...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -