Ngjarjet kryesore gjatë këtyre 50 ditëve në Ukrainë!

TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë po vazhdon tash e më shumë se 50 ditë. Këto janë disa nga momentet më të rëndësishme të pushtimit rus në Ukrainë.

24 shkurt: Rusia njofton se ka filluar “një operacion special ushtarak” në Ukrainë, duke nisur një sulm në shkallë të plotë ndaj vendit.

10 mars: Britania e Madhe shpall sanksione kundër shtatë biznesmenëve rusë, përfshirë Roman Abramovich, të ndjekura të nesërmen nga më shumë sanksione ndaj 386 anëtarëve të Dumës ruse (dhoma e ulët e parlamentit).

15 mars: Udhëheqësit e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë udhëtojnë në Kiev në një mision të BE-së për të treguar mbështetje për Ukrainën.

16 mars: Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i quajti presidentin rus, Vladimir Putin një “kriminel lufte”.

2 Prill: Gazetarët që hyjnë në qytetin ukrainas të Bucha gjejnë trupa të pajetë burrash me rroba civile të shpërndara në një rrugë.

7 Prill: OKB thotë se më shumë se 10 milionë njerëz mendohet se kanë ikur nga shtëpitë e tyre për shkak të pushtimit.

13 Prill: Presidenti i SHBA-së, Joe Biden akuzon trupat ruse për kryerjen e gjenocidit në Ukrainë