Fëmijë e të rritur, gra dhe burra të veshur me ngjyrë rozë, nga “Porta Maqedonia” nisën ngasjen e biçikletave për të promovuar të jetuarit shëndetshëm.
A do të ketë fitues?
Jo. Të gjithë ne jemi fitues.
Nën moton “Ngit drejt, ngit shëndetshëm”, pjesëmarrësit na thanë se duan të përçojnë mesazhin se të gjithë mund të jetojnë shëndetshëm duke ngarë biçikleta në rrugë të pastra dhe pa i penguar veturat.
-Me familjen Elena, Martinin dhe Sarën çdo vit marrim pjesë në këtë takim, është eksperiencë e bukur të mbledhësh familjen të ngasin biçikletë dhe të promovohet mënyra e shëndetshme e jetesës.
-Të vozisim pak në rrugë të pastra pa na penguar veturat.
Deri ku do të shkoni?
-Deri te parku, do të ndalemi do të ketë lotari.
Përveç biçikletave, këtu kishte edhe nga ata që kishin dalë me mjete tjera që nuk e ndotin ambientin, ndërsa u bë edhe një garë mes prindërve me karroca bebesh.
