Konferenca e tretë ndërkombëtare “Nga Tranzicioni deri në Zhvillim”, u mbajtë në Universitetin e Evropës Juglindore, e cila ka për qëllim që të nxjerr në pah sygjerime të reja për zhvillimin ekonomik të vendit. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi theksoi se kanë filluar një sërë masash për ta përmirësuar gjendjen, por shtoi se pa bashkëpunimin akademikëve kjo gjë është e paarritshme.
“Nëpërmes këtyre konferencave do të dalin ide të reja sygjerime të reja për mënyrën e politikëbërjes në vend për mënyrën e marrjes së politikave, pra sygjerime edhe për ministrinë e Ekonomisë për të përmirësuar klimën e biznesit në vend, por njëkohësisht edhe sygjerime për mënyrën se si do të rrisimin bashkëpunimin në vend”, deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Ndërsa rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Abdylmenaf Bexheti theksoi se kjo konferencë ka karakter ndërkombëtar, në këtë konferencë siç tha rektori i UEJL-së, ka një pjesëmarrje shumë të gjerë dhe ka një strukturë laramane të mirë të temave të cilat janë të ndara në gjashtë sesione./TV21
