Nga sot testi është i obligueshëm për në Greqi

TË FUNDIT

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja për të udhëtuar drejt Greqisë, të ndërmarra nga qeveria e shtetit fqinj për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Prej ditës së sotme dhe deri më 10 janar kushdo që do të futet në Greqi, pavarësisht nëse është i vaksinuar apo jo, duhet të ketë me vete një test negativ PCR brenda 72 orëve ose një rapid test të bërë brenda 48 orëve. Masa vlen për të rriturit dhe adoleshentët mbi pesë (5) vjeç, duke përjashtuar vaksinimin./TV21