Në qendrat për punë sociale nga sot mund të paraqiten të gjithë ato të cilët janë me rrezik socil, nga sot mund të aplikojnë për marrjen e kompensimeve. Sipas ligjeve të reja pagesa për e të drejtave sociale fillon gjatë muajit të ardhshëm.
Në reformë sipas Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, janë përfshirë të gjithë ato të cilët deri më tani kanë marrë ndihmë sociale, amvisritë me fëmijë të cilët janë me një rrogë minimale, prindër të pa punë të kanë ruajtur fëmijë me pengesa, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me anë të këtyre reformave pret të tërhiqen mbi 30,000 ambisëri nga varfëria.
Në këtë reformë të re sociale është vendosur pako familjare apo të ardhura minimale adekuate që i përmban në vete edhe shtesën për fëmijë dhe atë arsimore, shtesën energjetike por edhe atë transferin social që shteti ka për obligim t’ua transferojë familjeve me rrezik social.
Nga MPPS-ja kanë njoftuar se me këtë reformë rritet për 20 herë numri i fëmijëve të cilët do të marrin shtesë të fëmijëve arsimore. Në këtë reformë gjithashtu vendoset Ligji për siguri sociale të personave të moshuar, ndërkaq me atë vendoset edhe pension shtetëror prej 6.000 denarëve e cila paguhet përmes sistemi social dhe jo si kontribut nga sistemi pensional.
Me reformën sociale një familje katëranëtarëshe me dy fëmijë në shkollë do të marrë kompensim mujor prej 10.600 denarëve. Kjo është pako familjare që i përmban të drejtat e të ardhurave të garantuara minimale, shtesës së fëmijëve dhe arsimore dhe shtesës energjetike. Familja e njejtë tani më shpesh ka marrë ndihmë sociale prej rreth 3.000 denarëve.
