Nga sot deri të shtunën, dezinsektim tokësor kundër mushkonjave në Shkup

TË FUNDIT

Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se nga sot deri më 19 shtator, në periudhën nga ora 22:00 deri në 03:00, do të kryhet dezinsektimi tokësor kundër formave të rritura të mushkonjave në territorin e qytetit.

Siç njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, spërkatja do të realizohet ditën e parë të ardhshme kur kushtet atmosferike të jenë të përshtatshme, në të njëjtin orar.

Nga Qyteti i Shkupit u bëjnë thirrje bletarëve që me kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.