Nga shpërthimi në Bejrut jetën e kanë humbur të paktën 78 persona, ndërsa rreth 4.000 janë lënduar

Must Read

Mbahet seanca e tetë e Këshillit të Sigurisë

Situata politike dhe e sigurisë në vend pas anëtarësimit në NATO do të jetë tema e diskutimit...

Vazhdon seanca parlamentare për zgjedhjen e zëvendësministrave

Kuvendi, sot do të vazhdojë seancën për zgjedhjen e zëvendësministrave në Qeveri. Vazhdimi i seancës u planifikua...

Kthehen në punë prindërit e fëmijëve deri në gjashtë vjet, personat të cilët shfrytëzonin pushimin e vazhduar të lindjes dhe një pjesë e të...

Prej sot kthehen në punë prindërit e fëmijëve deri gjashtë vjet, personat të cilët shfrytëzonin pushimin e...
- Advertisement -

Të paktën 78 persona e kanë humbur jetën, kurse rreth 4.000 janë lënduar në një shpërthim që dje ka ndodhur në portin e qendrës së Bejrutit, kumtuan autoritetet libiane.

Ajo pjesë e qytetit është shkatërruar ndërsa një numër i madh ndërtesash janë dëmtuar pothuajse tërësisht.

- Advertisement -

Sipas të dhënave të qendrës gjeo-shkencore gjermane GFZ, shpërthimi ka qenë i barabartë me tërmet me fuqi prej 3,5 ballë , ndërsa është dëgjuar edhe më larg Qipros, kurse më shumë se 200 kilometra nga Mesdheu.

Presidenti libian Mishel Aun mbrëmë deklaroi se 2.750 tonë amoniak,për të cilët supozohet se janë arsyeja për shpërthimin në Bejrut është ruajtur gjashtë vite pa asnjë masë.

- Advertisement -

Aun në Tuiter kërkoi nga përgjegjësit për këtë lëshim të “dënohen rreptë”.

Drejtori i Kryqit të Kuq të Libanit, Zhorzh Ketaneh, deklaroi se numri i saktë i të plagosurve nuk dihet ende, pasi një numër i madh njerëzish janë nën rrënojat e shtëpive.

- Advertisement -

Sipas televizionit libanez LBCI, më shumë se 500 njerëz janë të hospitalizuar, ndërsa  dhjetëra do të operohen.

Shpërthimi shkaktoi shembje të tarracave të ndërtesave, thyerje të xhamave dhe dëmtime të tjera materiale dhe shkaktoi një re të madhe pluhuri dhe tymi.

Sipas agjencisë së lajmeve shtetërore libaneze NNA, shpërthimi ndodhi në portin e qytetit, ku ndodhen depot me eksploziv.

Sipas burimeve anonime të sigurisë, shpërthimi ndodhi në një depo për substanca kimike.

Paraprakisht, disa media lokale publikuan se incidenti ka ndodhur ku janë të vendosura depot për kapsolla.

Ndërkohë, shefi i diplomacisë franceze, Zhan Iv le Drijan në Tuiter ka shkruar se “Franca çdoherë është në anën e Libanit dhe popullit libanez”.

Poashtu edhe Greqia dhe Qipro kanë ofruar ndihmë nëse nevojitet dhe kanë shprehur keqardhje dhe ngushëllime deri te Qeveria e Libanit.

Ministria për Punë të Jashtme e Greqisë, madje njoftoi se vendi “është i gatshëm të ndihmojë autoritetet libaneze me gjitha mjetet që ka në dispozicion”.

Edhe ministri iranian për Punë të Jashtme, Mohamed Xhavad Zarif ofroi ndihmë për Libanin.

“Lutjet tona janë me popullin e madh dhe të fortë të Libanit”, ka shkruar Zarif në Tuiter duke shtuar se Irani “si edhe çdoherë është i gatshëm të ofrojë ndihmën e plotë të nevojshme”.

- Advertisement -
  • Tags
  • 1

Mbahet seanca e tetë e Këshillit të Sigurisë

Situata politike dhe e sigurisë në vend pas anëtarësimit në NATO do të jetë tema e diskutimit në seancën e sotme të...

Vazhdon seanca parlamentare për zgjedhjen e zëvendësministrave

Kuvendi, sot do të vazhdojë seancën për zgjedhjen e zëvendësministrave në Qeveri. Vazhdimi i seancës u planifikua nga kryetari i Kuvendit Talat...

Kthehen në punë prindërit e fëmijëve deri në gjashtë vjet, personat të cilët shfrytëzonin pushimin e vazhduar të lindjes dhe një pjesë e të...

Prej sot kthehen në punë prindërit e fëmijëve deri gjashtë vjet, personat të cilët shfrytëzonin pushimin e vazhduar të lindjes dhe një...

Mot i ndryshueshëm me vranësira, pasdite shi dhe bubullima

Moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell. Pasdite do të ketë dukuri lokale të paqëndrueshmërisë me...

Haradinaj: Ende nuk e kemi shpëtuar Ujmanin, duhet të bëjmë kujdes me fizibilitetin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte ka paralajmëruar se Kosova nuk guxon të heqë dorë nga interesat e saja në dialogun me...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -