Nga rrufeja vdes një 25-vjeçar!

TË FUNDIT

Një 25-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Rasti ka ndodhur dje, pas orës 19 në Tetovë.

“Dje 18 korrik 2021, në orën 19:25 në SPB Tetovë është raportuar se në lokalitetin “Karabunar” zona e fshatit Urviç të Tetovës, është gjetur trupi i pajetë i 25-vjeçarit E.O. nga Palishti i Poshtëm i Tetovës, i cili kishte qenë i goditur nga rrufeja. Vdekja është konstatuar nga mjeku ligjor, kurse prokurori publik dhe ekipi nga SPB Tetovë kanë kryer inspektimin e plotë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorit Publik trupi iu dorëzua
familjes”, njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, transmeton TV21.

Përndryshe, dje nga rrufeja ishin goditur edhe disa persona në plazhin e Ohrit, por për fat të mirë i ishte ikur tragjedisë së madhe.