Ndërmarrja e Qarkullimit Publik në Shkup ka njoftuar se nga nesër nuk do të ketë transport falas.
Këtë vendim siç sqarojnë nga NQP e bazojnë në të dhënat e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe planifikimit hapësinor se gjatë dy ditëve të fundit është ndërprerë ritmi i ndotjes së lartë të ajrit.
“Ju njoftojmë se nga nesër, e enjte, ndalon të vlejë vendimi i përkohshëm për transport falas për të gjithë qytetarë, si një nga masat e pakos së Qytetit të Shkupit për uljen e ndotjes së ajrit. Vendimi është në përputhje me informacionet e marra nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor se koncentrimi i grimcave helmuese në ajër është nën pragun e përcaktuar për alarm dhe episodi i rritjes së ndotjes së ajrit në dy ditët e fundit është ndërprerë”, qëndron mes tjerash në njoftim, transmeton TV21.
