Nga nesër fillon ora policore në Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

TV21 ka mësuar, se në seancën e sotme qeveritare është miratuar rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për orën policore.

Kjo nënkupton, që nga nesër në Maqedoninë e Veriut do të ketë orë policore, që do të fillojë në ora 22:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të ditës së nesërme.

Kjo masë vlen për dy javë.

Rekomandimi i Komisioni erdhi pas rritjes së rasteve pozitive nga Covid-19./TV21