Prej nesër do të hiqen kuotat për ilaçe. Ilaçet do të mund të merren dhe të shkruhen vetëm me letërnjoftim apo dokumentet identifikimi, raporton TV21.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, paralajmëroi se kjo masë ka dhënë rezultate të mira paraprakisht në vendet turistike ku u aplikua në muajin shtator si provë. Me këtë masë Fondi për Sigurimin Shëndetësor, do të ketë të dhëna dhe kontroll të saktë për harxhimin e barërave dhe nuk do të krijohen tollovi nëpër ordinanca dhe barnatore.
