Nga nesër autobusët tërhiqen nga udhëkryqet/ Do të vendosen vetëm para Qytetit të Shkupit

TË FUNDIT

Shoferët e autobusëve privatë vendosën të tërhiqen nga udhëkryqet tek Qendra Tregtare “Mavrovasja dhe Kryqi i Kuq. Autobusët nga nesër në orën 10:00 do të vetëm te barakat e Qytetit të Shkupit ku do bllokojnë të gjitha korsitë në Bulevardin “Ilinden”.

“Çdo ditë e më shumë, revolta jonë fokusohet ndaj udhëheqësisë së Qytetit të Shkupit, kështu që trupi koordinues solli vendim që protestat nga udhëkryqi “Kryqi i Kuq” dhe “Mavrovasja” t’i dislokojmë, nesër e premte në orën 10 para barakave të Qytetit të Shkupit. Sa herë ju mediat e keni pritur t’ju jep deklaratë, e dini të gjithë, të gjithë jemi dëshmitarë se ju gënjen.”- tha Kemal Muric, përfaqësues i kompanive pivate.

Shoferët insistojnë që Qyteti i Shkupit të shlyejë borxhet që i ka ndaj tyre, përndryshe protestat do të vazhdojnë.

“Ja tani mundësia dhe rasti për të gjithë ata që fajësonin për ndikime të tilla, tani le ta zgjedhin problemin, tani le të na kthejnë në punë dhe le ta paguajnë borxhin. Tani personi ne që e përmendinmdhe e shfytezojnë gjat gjithë kohës është tërhequr. Urdhëroni zgjidheni problemin, na paguani dhe na ktheni në punë.
Çfarë nëse nuk iu kthejnë?
Vazhdojmë më tej me protestat.”- tha Kemal Muric, përfaqësues i kompanive pivate.

Qyteti i Shkupit nesër do të shpallë thirrjen publike për dy linjat me numër 20 dhe 22, por shoferët thonë se kanë vendosur që mos të aplikojnë.
Shtojnë se mesatarisht borxhi ndaj tyre është 6000 euro për secilin në këto muajt e fundit.
Ndryshe 4 ditë me radhë këto udhëkryqe që gjenden në zemrën e Shkupit ishin të bllokuara.