Agjencia “Fiç” rishikoi rejtngun kreditor të vendit duke e vlerësuar nga negativ në të qëndrueshëm. Agjencia vëren se rezistenca e ekonomisë vendase ndaj efekteve të pandemisë globale dhe konfliktit në Ukrainë, si dhe stabiliteti makroekonomik, që mirëmbahet me politikë financiare kredibile dhe koherente, në përputhje me kursin fiks të devizave, mundësoi që Maqedonia e Veriut të marrë një rejting kreditor “BB+” me perspektivë të përmirësuar nga negativ në të qëndrueshëm, përcjell TV21. Për Maqedoninë e Veriut, rishikimi i perspektivës së vlerësimit të rejtingut kreditor nga negativ në të qëndrueshëm është veçanërisht i rëndësishëm sepse është një konfirmim i zbatimit të politikave të mira në kushtet e krizës globale të çmimeve dhe energjisë, thonë nga Ministria e Financave.
